Zyrtarisht, Vedat Muriqi është vlerësuar si lojtari më i mirë i muajit tetor në Superligën e Turqisë
‘Gladiatori’ i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon të rrisë vlerën e tij dhe të shkëlqejë me Fenerbahçen, raporton Gazeta Express.
Për shkak të formës fantastike këtë sezon, sidomos në ndeshjet e fundit – Muriqi është vlerësuar zyrtarisht si lojtari më i mirë për muajin tetor në Superligën e Turqisë.
Këtë e ka konfirmuar vet 25-vjeçari përmes një postimi në rrjete sociale.
“Lojtari i muajit Tetor”, ka shkruar Muriqi në llogarinë zyrtare në Facebook, i lumtur me vlerësimin që i është bërë.
10 paraqitje, 5 gola dhe një asist – këto janë statistikat e Muriqit deri më tani në Turqi me fanellën e Fenerbahçes, i cili në total ka luajtur 900’ minuta.