Shpërfillet bujqësia në vizionin trevjeçar të Komunës së Pejës

Prishtinë | 30 Qer 2018 | 10:23 | Nga

Në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Pejës, të premten, është shqyrtuar Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) për tre vjetët e ardhshëm 2019-2021, e cila edhe u aprovua nga Kuvendi me shumicën e votave.

Në këtë kornizë Komuna kishte paraqitur edhe vizionet e saj për Pejën e zhvilluar drejt turizmit, urbanizmit modern dhe shërbime efikase e kualitative, e integruar në proceset rajonale dhe ndërkombëtare, një qendër e kulturës dhe arsimimit, jetës sportive dhe shërbimeve financiare të zhvilluara, të gjitha për një kualitet më të mirë të jetesës për qytetarët, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, në mesin e këtyre vizioneve për tre vjetët e ardhshëm mungon fusha e bujqësisë, ndonëse mbështetja e saj figuron në njërën prej pesë prioriteteve të Komunës për periudhën afatmesme, konkretisht në prioritetin e parë për forcimin e ekonomisë komunale.

Të ngjashme