Gjermania do vazhdojë mbështetjen për bujqësinë në Kosovë

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka takuar sot Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Jörg Rohde dhe përfaqësuesin e GIZ-it për Kosovë David Oberhuber; takim ky në të cilin u konfirmua mbështetja gjermane ndaj institucioneve të Kosovës.

Ministri  Faton Peci i siguroi se për sa kohë që do të jetë në krye të këtij dikasteri, do të mbizotërojë transparenca, ligjshmëria dhe meritokracia.

Po ashtu të dyja palët shprehen vullnetin e mirë që të angazhohen në hartimin e strategjive për potencialin e lartë që Kosova ka në zhvillimin e sektorit bujqësor.

Së fundmi, Ambasadori Rohde, i uroi Ministrit Peci punë të mbarë dhe i ofroi përkrahjen e Ambasadës Gjermane në të gjitha sferat të cilat i mbulon Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme