Tre persona, kanë përfunduar në prangat e policisë në Tiranë, raporton Ekonomia Online.
Mësohet se ata janë kapur në flagrancë duke shpërndarë kanabis të ndarë në doza në disa lagje të ndryshme të Tiranës.
Njoftimi i Policisë:
Goditen dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, arrestohen tre persona.
Sekuestrohet sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për dy raste të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
23 vjeç, 24 vjeç, dhe 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrolleve fizike të këtyre shtetasve iu kanë gjetur dhe sekuestruar sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e shpërndanin lëndën narkotike në disa lagje të ndryshme të Tiranës./abcnews.al