Shpërthejnë dy bombola gazi në Skenderaj, lëndohet një i mitur

Prishtinë | 06 Pri 2026 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Të dielën në Skenderaj, një person kishte ndezur një zjarr nga ku eksploduan dy bombola gazi.

Policia ka njoftuar se si pasojë e këtij shpërthimi një i mitur ka pësuar lëndime trupore.

I mituri është dërguar për mjekim në QKUK dhe më pas është liruar.

Njoftimi i plotë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/ Skenderaj 05.04.2026-15:00. Raportohet se i dyshuari m/k kishte ndezur një zjarr dhe nga zjarri kanë eksploduar dy bombola gazi. Si pasoj e shpërthimit një i mitur m/k ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK dhe pas tretmanit është liruar në shtëpi. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Të ngjashme