Një shtëpi është përfshirë nga flakët, ku të shtatë pjesëtarët e saj, përfshirë fëmijë, janë hedhur nga dritaret e katit të dytë për t’i shpëtuar zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur në Rimini të Italisë, pak pas orës 23:30 të 19 tetorit. Zjarri shpërtheu në katin e parë të ndërtesës në rrugën Cagnacci, kat i cili ishte i pabanuar.
Flakët u shpërndanë menjëherë duke përfshirë edhe katin e dytë ku jeton një familje me origjinë shqiptare. Prindërit, katër fëmijët dhe xhaxhi i tyre janë hedhur nga kati i dytë pasi nuk kishin asnjë mundësi për të zbritur nga shkallët të cilat ishin pushtuar nga zjarri.
Nëna 31-vjeçare, burri, fëmijët, 7, 8, 4 vjeç dhe njëri vetëm 3 muajsh, si dhe xhaxhai i tyre 30 vjeç kanë pësuar dëmtime nga flakët dhe rënia nga lartësia, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Fqinjët, në tentativë për t’i ndihmuar, kishin vendosur në tokë disa dyshekë për të shmangur përplasjen e fortë në tokë. Në banesë ndërhynë më tej forcat zjarrfikëse ndërsa karabinierët e mbërritur në vendngjarje nisën hetimet për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit në katin e parë të ndërtesës.