Protestuesit janë përballur me forcat libaneze të sigurisë në demonstrimet antiqeveritare që kanë ndodhur në Bejrut.
Policia ka hedhur gaz lotsjellës pranë qindra njerëzve afër parlamentit, shkruan BBC.
Protestuesit kanë qenë të revoltuar pas shpërthimit shkatërrues të së martës, që sipas zyrtarëve shtetërorë u shkaktua nga deponimi i pasigurt i tonelatave të nitratit të amonoumit.
Ky shpërthim ka shkatërruar gjithçka përreth duke marr qindra jetë e duke plagosur mijëra veta.