Të paktën 4 persona janë vrarë nga 10 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një bombe në një tren provincën Baluchistan të Pakistanit.
Rebelët separatistë mendohet se janë sulmit, ndonëse askush nuk ka marrë ende përgjegjësinë.
Shpërthimi bëri që treni me 6 vagona, i cili po udhëtonte nga qyteti veriperëndimor i Peshawarit në kryeqytetin provincial Baluchistan, Quetta, të dilte nga shinat, transmeton oranews.
Policia raporton se një vajzë adoleshente, nëna e saj dhe dy persona të tjerë u vranë në sulm.
Sulme të ngjashme janë kryer nga rebelët etnik Baluch në të kaluarën, megjithëse kryengritësit ende nuk kanë marrë përgjegjësinë për shpërthimin vdekjeprurës.