Një shpërthim i një boce të gazit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Pejës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës Xhevat Ibra, i cili ka theksuar se janë dy persona të lënduar dhe se ka mundësi që shpërthimi të ketë ndodhur si pasojë e një boce të gazit.
“Shpërthimi ka ndodhur në një dyqan përballë Gjykatës së Kundërvajtjes dy persona për momentin janë të lënduar një femër dhe një mashkull i cili ka qenë në atë dyqan dhe të dy gjenden në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal”, ka thënë Ibra.
Gjithashtu Ibra ka bërë të ditur se për momentin janë në vend të ngjarjes duke u marrë me detajet dhe rrethanat se si ka ardhur deri tek shpërthimi.