Tre persona janë vrarë dhe rreth dhjetë të tjerë janë plagosur në trazirat mes tifozëve të klubeve rivale të futbollit në kryeqytetin Honduran, Tegucigalpa. Dhuna shpërtheu përpara një ndeshje të planifikuar midis klubeve Motagua dhe Olimpia të shtunën në mbrëmje. Gjithçka nisi kur turmat hodhën gurë në autobusin e ekipit Motagua, duke plagosur tre lojtarë […]
Shpërthen dhuna në ndeshjen futbollistike në Honduras, tre të vdekur dhe dhjetra të plagosur

Tre persona janë vrarë dhe rreth dhjetë të tjerë janë plagosur në trazirat mes tifozëve të klubeve rivale të futbollit në kryeqytetin Honduran, Tegucigalpa.
Dhuna shpërtheu përpara një ndeshje të planifikuar midis klubeve Motagua dhe Olimpia të shtunën në mbrëmje.
Gjithçka nisi kur turmat hodhën gurë në autobusin e ekipit Motagua, duke plagosur tre lojtarë me copa xhami të thyer.
Luftimet vazhduan si brenda ashtu edhe jashtë Stadiumit Kombëtar pasi zyrtarët anuluan lojën.
“Tre njerëz vdiqën dhe shtatë u sulmuan dhe u qëlluan me thikë. Tre prej të rriturve të plagosur janë në gjendje kritike”, tha zëdhënësja e spitalit lokal Laura Schoenherr për agjencinë Reuters.
?El Fútbol Club Motagua, no se presentará al partido contra Olimpia por los actos vandálicos que sufrió nuestro equipo por aficionados de la Ultra Fiel en su camino al estadio nacional, donde tenemos varios jugadores heridos por los vidrios. pic.twitter.com/p00xz36Adt
— Fútbol Club Motagua (@MOTAGUAcom) August 18, 2019











