Zyrtarët në Keni, kanë njoftuar se një digë ka shpërthyer pas reshjeve të mëdha, duke bërë që deri tash 20 veta të ndërrojnë jetë.
Shpërthimi i digës ka bërë që vendi Solai, 190 kilometra nga kryeqytetit, Nairobi të pësojë shumë shkatërrime, shkruajnë mediat e huaja.
“Uji ka shkaktuar shumë dëme në njerëz dhe prona”.
“Dëmi i saktë i bërë ende nuk dihet”, ka thënë Lee Kinyajui, kryetari i Nakuru.
Kryqi i Kuq i Kenisë ka thënë se deri tash janë shpëtuar 39 njerëz.