Në Serbi, zgjidhja me kompromis e çështjes së Kosovës është kundërshtuar nga ata që heshtën ose punuan për të legjitimuar dhe njohur pavarësinë e Kosovës.
Kështu ka deklaruar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai duke iu përgjigjur gazetarëve në pyetjen sesi e sheh atë se një pjesë e opozitës nacionaliste kërkon referendum në mënyrë që të përjashtohej ideja e ndarjes së Kosovës apo ndonjë zgjidhjeje kompromisi për Kosovën tha se angazhimi i tij kishte për qëllim pikërisht faktin në atë se “pavarësia e krahinës të delegjitimohet”, transmeton Klan Kosova.