Shpërthen vullkani më i rrezikshëm në Indonezi, lëndohen 10 persona

Prishtinë | 02 Kor 2017 | 15:01 | Nga

Një vullkan ka shpërthyer sot në ishullin kryesor të Indonezisë, Java, duke i lënduar 10 persona. Vullkani “Sileri Crater” në Dieng Plateau volli lavë të ftohtë, baltë dhe hi deri në 50 metra në qiell kur shpërtheu, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë për Fatkeqësi Kombëtare të Indonezisë, Sutopo Purëo Nugroho, transmeton Express.

Ai ka theksuar se shpërthimi i papritur ndodhi sot rreth orës 11.30 të mëngjesit, dhe se në atë moment 17 vizitorë ndodheshin rreth karterit. Dhjetë persona janë plagosur dhe tani janë duke u trajtuar në spital.

Ushtarë dhe oficerë të policisë janë dërguar në vendin e ngjarjes, derisa vizitorëve dhe banorëve u është kërkuar të evakuohen nga zona në rast të ndonjë shpërthimi tjetër, ka thënë ai.

Sileri është më aktivi dhe më i rrezikshmi në mesin e rreth 10 karterëve në Dieng Plateau.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme