Mëngjesin e sotëm një tjetër shpërthim ka alarmuar policinë. Mësohet se një sasi eksplozivi e dyshuar si tritol ka shpërthyer në një makinë në fshatin Fushë Bulqizë.
Mësohet se lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e pasme të mjetit që është në pronësi të një biznesmeni të kromit.
Burime nga policia thanë se mjeti i përkiste qytetarit me inicialet F. D., administrator i një galerie kromi.
Kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit.
“Rreth orës 03:40, të datës 10.07.2017, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Fushë-Bulqizë, është dëgjuar një shpërthim.Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku ka rezultuar se:Në afërsi të banesës së shtetasit F.D, rreth 54 vjeç, banues në Fush-Bulqizë (administrator i një galerie kromi), automjetit tip “Audi Q7”, në pronësi të tij, në pjesën e pasme i kishin vendosur lëndë plasëse e cila ka shërthyer”.