Një shpërthim i madh goditi sot kryeqytetin e Sirisë, Damask, dhe u pasua me zjarr pranë aeroportit.
Lajmin e konfirmoi kreu i Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut, Rami Abdurrahman, i cili tha se shpërthimi ka ndodhur në rrugën për në aeroport.
Televizioni al-Manar, i cili ka lidhje me grupin libanez Hezbollah – aleat i Qeverisë siriane – tha se shpërthimi, me gjasë, është shkaktuar nga një sulm ajror i Izraelit.
“Nuk mund të komentojmë raporte të tilla”, tha në anën tjetër një zëdhënëse e ushtrisë izraelite.
Siria është në vitin e gjashtë të luftës civile, e cila ka lënë mbi 400,000 njerëz të vrarë.