Një sasi eksplozivi i është vendosur një makinë në Tiranë.
Sipas policisë rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit A. B dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.