Në bazën ushtarake në qytezën Ayn Isa në veri të Sirisë, e cila ndodhet nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK dhe ku janë të vendosur ushtarët e SHBA-ve dhe Francës ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale në Rakka, mbrëmë në qytezën Ayn Isa në veri të Rakkas, ka ndodhur një shpërthim në bazën ushtarake që është nën pushtim të YPG/PKK-së.
Shpërthimi, i cili ka shkaktuar humbje të mëdha, sipas burimeve lokale dhe llogarive të rrjeteve sociale të përafërta me YPG/PKK-në, ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të municioneve.
Në bazë ndodhen rreth 200 trupa ushtarake amerikane dhe rreth 75 nga forcat speciale franceze.