Një shpërthim ka ndodhur në një autobus të transportit publik në Beograd.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një shpërthim në një autobus që po qarkullonte në një rrugë në lagjen Dedinje të Beogradit.
“Ne nuk kemi ndonjë informacion specifik, por tre nga ekipet tona u dërguan në fushë”, citohet të kenë thënë autoritetet e Ndihmës së Shpejtë.
Sipas informacioneve të fundit nga terreni, mediat serbe shkruajnë se bëhet fjalë për shpërthimin e një kompresori të ajrit sipër derës së mesme dhe të paktën tre persona u plagosën.