Armë, municion e pajisje policore janë zbuluar dje paradite në fshatin Ropicë të Vushtrrisë.
Rasti ishte raportuar nga një qytetar, I.H., i cili ka njoftuar Policinë e Kosovës se kishte dëgjuar një shpërthim në një fushë-kodrinë, e më pas kishte vërejtur zjarr.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të shuajnë flakët.
Gjatë intervenimit, Policia ka hasur në një gropë ku ishin groposur armë, municion, karikatorë, tyta armësh të shkurtra e të gjata, si dhe një pjesë metalike ku shkruhej “Police”, raporton Klan Kosova.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka nisur hetimet.