Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se do të shikohet shfrytëzimi dhe mbikëqyrja e gazit, pas rastit që ka ndodhur në Ferizaj.
Ai ka shprehur keqardhje për rastin
“Mu më vjen keq për rastin që ndodhi dje, dhe nuk ka qenë një rast i vetëm dhe është e nevojshme që të ndërmarrim veprimet e nevojshme për të shikuar mbikëqyrjen e shfrytëzimit të gazit. Nuk mendoj që është vonuar edhe është në momentin e duhur”, ka thënë Hoti.