Shpërthimi në Pejë, deklarohet prokuroria

Prishtinë | 24 Kor 2023 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e së shtunës, konkretisht në orën 04:30, raportohet se ka ndodhur një shpërthim para derës së oborrit në pronën e të dy viktimave meshkuj. Për pasojë dy vetura janë dëmtuar, teksa lëndime në njerëz nuk ka.

Personi i dyshuar për këtë ngjarje nuk është identifikuar ende, ndërsa zëdhënësi i Prokruorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha se është autorizuar policia për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shteti, ku dyshohet se nga një mjet shpërthyes janë dëmtuar dy vetura. Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që të identifikohet kryesi apo kryesit e mundshëm të kësaj vepre penale dhe te arrestohen”, tha Nikçi për Gazetën Express.

Rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe është duke u hetuar, njoftoi policia në raportin e saj 24-orësh.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Pejë 23.07.2023 – 04:30. Raportohet se ka ndodhur një shpërthim para derës së oborrit në pronën e të dy viktimave meshkuj kosovarë. Si pasojë e shpërthimit përveç dëmeve materiale të dy veturave nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është informuar prokurori dhe rasti inicohet si më lartë”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme