Shpesh i shkruajmë gabimisht e-mailet, por Google e ka të zgjidhur këtë problem

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 10:22 | Nga

Nëse dikujt ia diktoni e-mail adresën tuaj, gjasat janë të mëdha që ta shkruajë gabimisht.

Për këtë arsye, Google ka menduar një truk që është pak i njohur, por shumë i dobishëm. Në rast se adresa juaj është [email protected], mesazhet do t’ju vijnë edhe nëse dërguesi nuk vë pikë prapa emrit apo edhe nëse vë pikë pas secilës shkronjë.

Mesazhi do t’i arrijë personit të njëjtë edhe nëse e dërgoni në [email protected], [email protected], [email protected] – këtu nuk ka kurrfarë dallimi.

Kjo nuk funksionon në Outlook, Apple ICloud apo Yahoo

Kjo nuk është asgjë e re, sepse Google e ka këtë qasje qe shumë vite, mirëpo shumë pak njerëz dinë për këtë. Prandaj, zakonisht mundohemi që të jemi sa më të saktë në shkrimin e adresës elektronike.

Adresat elektronike ku kjo funksionon janë: Gmail dhe Facebook Mail, ndërsa nuk funksionon në: Outlook, Apple iCloud apo Yahoo.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme