Shpezëtarët kërkojnë eliminimin e barrierave tregtare me Shqipërinë

Prishtinë | 31 Mar 2017 | 18:04 | Nga

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim drejtuesit e Shoqatës së Shpezëtarëve të Kosovës, të kryesuar nga Agim Sahiti.

Në këtë takim është diskutuar për të arriturat dhe sfidat në këtë sektor në vitet e fundit, në veçanti me mbështetjen që është dhënë deri më tani, avancimin e politikave mbështetëse dhe zgjerimin e tregut vendor për vezët dhe mishin e bojlerëve dhe pulës.

Ministri Krasniqi tha se MBPZHR-ja ka vazhduar të mbështesë këtë sektor me grante dhe subvencione dhe do të vazhdojë ta përkrahë edhe në të ardhmen, duke dëgjuar po ashtu edhe idetë dhe propozimet që mund të kenë vet fermerët dhe agrobizneset nga ky sektor, për avancimin e këtyre politikave. Ai theksoi po ashtu përpjekjet që janë bërë për të eliminuar barrierat tregtare me Shqipërinë në sektorin e vezëve, e që tashmë janë hequr.

Nga ana tyre, drejtuesit e kësaj shoqate prezantuan të arriturat dhe sfidat në këtë sektor, duke theksuar si sfidë më të madhe çështjen e tregut. Në takim kishte një pajtim që të ketë një koordinim të vazhdueshëm edhe me institucionet e tjera vendore që prodhuesit e vezëve dhe mishit të pulës të kenë një treg më të madh në vend, por edhe të eksportojnë më shumë. 

????????????????????????????????????
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme