Liderët kanë gjithmonë të drejtën e fjalës dhe fuqinë e saj.
Por, disa prej tyre mund ta ekzagjerojnë ndonjëherë me deklaratat që bëjnë. Pranojeni ose jo, fjalët e liderit apo edhe shefit në punë, ndikojnë gjithmonë në aftësitë tuaja për të arritur suksesin.
Ne po ju sjellim 10 thënie ose shprehje të një lideri, të cilat nuk duhet t’i thuhen kurrë një punonjësi:
- “Jam unë bosi”. Liderët dhe shefat e mirë, admirohen dhe ndiqen. Nuk mund t’i kesh frikë ata. Sigurisht që ai është lideri, por duke e thënë këtë, nuk e bën të tillë kjo shprehje.
- “Nuk është faji im”. Liderët e mirë duhet të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre, dhe jo t’i anashkalojnë ato.
- “Do ta bëj vetë”. Lidershipi nuk është një veprim që mund të ndiqet vetë. Ideja është t’i vendosësh njerëzit në vendin e duhur në kohën e duhur, për të arritur suksesin.
- “E di atë gjë. Kam menduar për gjithçka”. Kur e mirëpret dhe e vlerëson inteligjencën dhe kontributin e punonjësve, i bën ata të ndihen mirë dhe të dobishëm.
- “Dështimi nuk është një zgjidhje”. Kjo shprehje nënkupton se gabimet nuk lejohen, dhe një sjellje e tillë ngjall frikë tek të tjerët. Liderët e mëdhenj i përkrahin njerëzit e tyre që të ecin para edhe gjatë një pengese, i inkurajojnë ata.
- “Nuk funksionon në këtë mënyrë këtu”. Risitë duhet të jenë të mirëpritura gjithmonë nga një lider i mirë. Prandaj çdo lider duhet ta vlerësojë punonjësin e tij për idetë krijuese dhe fleksibilitetin që paraqesin.
- “Dua rezultate jo lidhje”. Liderët duhet ta dinë se rezultatet e mira, vinë përmes lidhjeve me njerëzit dhe bashkëpunimit.
- “Nuk më intereson nëse nuk është etike, nëse nuk është jo ligjore, atëherë bëje”. Asnjëherë nuk duhet të nxisësh një person që të kryejë një veprim jo etik, vetëm për të arritur qëllimet e korporatës.
- “Mos më sill asnjë lajm të keq, as surpriza”. Liderët duhet të krijojnë një ambient bashkëpunimi, ku punonjësit ngrenë çështjet që kanë ndodhur, edhe pse të këqija, për t’i dhënë një zgjidhje, dhe jo për t’i fshehur ato.
- “Je me fat që je në punë këtu”. Kjo e vret moralin e punonjësit, dhe nënkupton se po i bën një nder atij që po e punëson. Në vend të kësaj duhet përdorur një shprehje e tipit: “Jemi me fat që të kemi”.