Gjashtë futbollistë do të grumbullohen për herë të parë me përfaqësuesen shpresa (U-21) të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Në listën prej 22 lojtarëve, të publikuar të enjten nga përzgjedhësi Rafet Prekazi, për herë të parë janë përfshirë: Edmond Ramadani (Aarau), Dilan Qela (Xamax), Dardan Karimani (Luzern), Medjon Hoxha (Kortrijk), Leard Sadriu (Shkëndija) dhe Fuad Rahimi (Wil).
Grumbullimi i përfaqësueses U-21 të Kosovës për ndeshjen e parafundit të ciklit të suksesshëm eliminator për kampionatin evropian të vitit 2019, do të nisë të hënën.
Më 7 shtator në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, Kosova U-21 e pret Irlandën, nga ora 19:00.