Fushata e Kosovës U21 po vlerësohet mjaft e suksesshme

Prishtinë | 23 Sht 2018 | 09:49 | Nga

Rezultatet e përfaqësueses U-21 të Kosovës në futboll, në eliminatoret e para të saj, janë shumë më të mira se rezultatet që kishte përfaqësuesja A në ciklin e parë, por edhe më të mira se të përfaqësueseve të grupmoshave të tjera.

Shpresat, që drejtohen nga Rafet Prekazi, në eliminatoret për Euro 2019 kanë mbledhur 12 pikë në nëntë ndeshjet e deritashme, ndonëse janë në një grup të fortë ku bënë pjesë edhe kampionia evropiane, Gjermania.

Kosova e ka edhe një ndeshje deri në fund të ciklit. Më 16 tetor luan në udhëtim me Izraelin.

Fushata e U-21 të Kosovës është vlerësuar shumë e suksesshme për rezultatet, por edhe më shumë për lojtarët që janë afirmuar gjatë ndeshjeve të dy vjetëve të fundit dhe për reklamën që ia ka bërë kampionatit kosovar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme