Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka pritur në takim presidentin e Ukraines, Volodomir Zelinsky.
Në Berlin ai u prit me nderime të larta ushtarake.
Gjatë ceremonisë së pritjes e para e ekzekutivit gjerman dha shenja se nuk ndihej mirë.
Në intonimin e himnit asaj i dridhej trupi, por nuk dihej arsyeja pse ndodhte kjo.
Në ndërkohë Angela Merkel sqaroi vet pse i dridhej trupi, shkruan Bild.
“Që nga ai moment unë i kam pirë tre gota me ujë – dhe siç edhe duket unë kisha nevojë për ujë dhe tani ndihem më mirë” tha Merkel gjatë konferencës së përbashkët me Zelenskiyn.”