Albin Kurti ka ardhur në pushtet me mbi 50% dhe këtë besim e ka marrë me premtimet për drejtësi e punësim.
Edhe sot nuk e takon Ndihmës Sekretarin për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, është vërtet shqetësuese.
Kosova ka bërë shumë progrese falë mbështetjes së madhe të SHBA-së, dhe sektorit që udhëheq ky njeri.
Asnjë avancim, Kosova nuk mund ta bëjë, as në siguri, as në drejtësi, pa mbështetjen e SHBA-së.
Në kushte normale, pos kryeministrit, Robinson është dashur të takojë edhe ministrin e Brendshëm edhe ministren e Drejtësisë.
Policia e Kosovës, AKI-ja dhe institucionet e tjera të sigurisë janë krijuar nga këta njerëz.