11 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit duke e çuar numrin e viktimave në 1350 që prej nisjes së epidemisë në vendin tonë. Numri më i lartë i viktimave është në Tiranë.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 54-86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”.
Gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 887 raste të reja me koronavirus.
“Janë kryer 3891 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 887 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 330 raste në Tiranë, 56 raste në Durrës, 55 raste në Vlorë, 43 raste në Lushnje, 38 raste në Fier, 34 raste në Elbasan, 23 raste në Berat, 21 raste në Kurbin, 19 raste në Shkodër, 18 raste në Kavajë, 17 raste në Krujë, Lezhë, 16 raste në Kamëz, 14 raste në Mallakastër dhe Gramsh, 13 raste në Kukës, 12 raste në Gjirokastër, Sarandë, 11 raste në Kuçovë, 10 raste në Librazhd, 8 raste në Pogradec, 7 raste në Mirditë, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak, 6 raste në Mat, Divjakë, Dibër, Skrapar, 5 raste në Patos, 4 raste në Korçë, Has, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Vorë, 3 raste në Rrogozhinë, Peqin, Poliçan, 2 raste në Tropojë, Tepelenë, Belsh, Prrenjas, Bulqizë, Himarë, Klos, 1 rast në Devoll, Selenicë, Rroskovec, Cërrik, Këlcyrë, Libohovë”.
Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 292 pacientë. 21 prej tyre janë në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 523 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 45,906 që nga fillimi i epidemisë. (tvklan.al)