Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Vlorë.
Mësohet se një 14-vjeçar me A.M. nga Akernia e Novoselës ka tentuar të varet.
Ai u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike. Edhe pse ndodhet jashtë rrezikut për jetën, flitet se në gjendjen e tij mund të ketë ndikuar përfshirja në një sekt fetar.
Po sot një një 52-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Tiranë.
Bëhet fjalë për 52-vjeçarin me iniciale H.U, i cili është gjatuar i vetëvaruar në banesën e tij në rrugën “Dritan Hoxha”. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.
Edhe në Korçë një 33- vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij. Mësohet se ka humbur jetën shtetasi Denis Qirko.
Sipas informacioneve, i riu ishte diagnostikuar me probleme shëndetësore, ndërsa ka qenë edhe përdorues i rregullt i alkoolit.
Ishin familjarët ata që njoftuan se i riu ishte gjetur i pajetë në shtratin e tij, madje një natë më parë ai kishte shkuar i dehur në shtëpi.