Shqipëri 8 të vdekur dhe 879 raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

8 qytetarë kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Durrësi, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Burrel, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 59-81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësië lëshuar për mediat.

Gjatë 24 orëve të fundit është rritur numri i rasteve të reja të të infektuarve. 879 persona ka rezultuar me Covid. Numrin më të lartë të rasteve e ka Bashkia e Tiranës që ndiqet nga Elbasani dhe Durrësi.

“Janë kryer 3605 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 879 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 142 raste në Tiranë, 66 raste në Elbasan, 56 raste në Durrës, 45 raste në Lushnje, 43 raste në Kavajë, 37 raste në Krujë, 36 raste në Berat, 34 raste në Kurbin, 29 raste në Shkodër, 27 raste në Sarandë, 26 raste në Vlorë, Fier, 22 raste në Kuçovë, 18 raste në Kukës, Librazhd, Kamëz, Mat, 17 raste në Dibër, 16 raste në Lezhë, 15 raste në Ura Vajgurore, 11 raste në Mallakastër, Prrenjas, Gramsh, Skrapar, 10 raste në Gjirokastër, Belsh, Tepelenë, 8 raste në Shijak, 7 raste në Patos, 6 raste në Mirditë, Delvinë, Vau i Dejës, 5 raste në Pogradec, Divjakë, Roskovec, Himar, Vorë, Poliçan, 4 raste në Korçë, Tropojë, Peqin, 3 raste në Rrogozhinë, Kolonjë, 2 raste në Pukë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Maliq, Cërrik, Has, 1 rast në Devoll, Këlcyrë, Konispol”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44,880 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 284 pacientë. 21 prej tyre janë në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.(tvklan.al)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme