Me dhjetëra besimtarë e nisën ditën me lutje në kishën e Shën Palit, në Tiranë.
“Sot bekuam bukën, vezën, djathin, hudhrën që të largojmë të keqen. Është një kënaqësi e madhe. mezi e pritëm. Rëndësi ka që jemi shëndoshë në radhë të parë”, tha një besimtare.
”Farë ushqimesh keni bekuar sot?”, pyeti gazetarja një tjetër besimtare.
“Miellin, vezën, djathin, hudhrën”, tha ajo. Ndërsa një tjetër zonjë u shpreh se do të bekojë, verën, bukën. Është një ditë e bukur për mua dhe familjen time. Falënderoj Zotin për tolerancën fetare! Iu uroj gjithë shqiptarëve, mbarësi dhe shëndet kudo që janë!”, tha ajo.
Edhe në Lezhë besimtarët kanë bekuar ushqimet. Një zonjë sqaroi edhe simbolikën e bekimit të bukës, e cila u shpreh se “dje ka filluar gjykimi i Krishtit. E kuqja e vezëve është gjaku i Krishtit, që ka derdhur për ne”.
Në Shkodër qytetarë që mbanin ushqime nëpër shporta, nën kumbimin e kambanave bekonin ushqimet e festës. /Top Channel/