Krimi në familje i ka marrë jetën një 32-vjeçareje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grekan të Gramshit mëngjesin e kësaj të shtune. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, 32-vjeçarja me iniciale G.H. është mbytur nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre.
Autori i dyshuar, A.H. 35 vjeç është arrestuar në flagrancë nga policia. Shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë janë të paqarta. Në fshatin ku ndodhi krimi ka shkuar grupi hetimor dhe ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen.