Gjashtë persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë tha se në 4384 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 475 qytetarë, në këto bashki: 239 në Tiranë, 34 në Durrës, 31 Fier, 20 në Shkodër, 14 në Lushnje, 12 në Sarandë, 11 në Divjakë, nga 10 qytetarë në Elbasan, Berat, nga 9 qytetarë në Vorë, Mallakastër, 8 në Kuçovë, 7 në Kamëz, nga 5 qytetarë në Dimal, Gjirokastër, Vorë, Krujë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Përmet, Skrapar, nga 3 qytetarë në Patos, Tepelenë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Gramsh, Cërrik, Poliçan, Konispol, Kavajë, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Dibër, Selenicë, Himarë, Delvinë, Korçë.
Në të gjithë vendin janë 5262 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Statistika (28 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore – 475
Të shëruar në 24 orë – 366
Të shtruar në spitale – 98
Humbje jete në 24 orë – 6
Testime ditore – 4384