Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 mijë e 682 testime, prej të cilave janë regjistruar 574 raste të reja me COVID-19.
Në 24 orët e fundit gjashtë qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, mes tyre mjeku 73 vjeçar Hiqmet Musta.
Ministria njofton se janë shëruar 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32 mijë e 700 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët pesë pacientë janë të intubuar./TCH