Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në një fshat të komunës së Vorës, bashkia e Tiranës.
Siç raportojnë mediat në Tiranë, një veturë ka goditur për vdekje një fëmijë 2-vjeç.
Ndërkaq, autoritetet policore raportohet se kanë arrestuar drejtuesin e automjetit të përfshirë në ngjarje.
Raportohet se autori është identifikuar si 57-vjeçari Y. M., i cili mësohet se ishte edhe komshi me familjen e viktimës.
BW raporton se ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, kur fëmija u përplas pranë banesës së tij në Fushë Domje. Pasi mori ndihmën e parë nga familjarët, ai u dërgua në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
Sakaq, grupi hetimor vazhdon të punojë për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit dhe për të siguruar të gjitha provat e nevojshme. /BW