Është mbyllur me rrjeta të paprekura ndeshja Shqipëri-Marok në qytetin e Shkodrës.
Gjatë 90 minutave të lojës, asnjëra nga skuadrat nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës, duke e shfrytëzuar takimin si një test për ndeshjet e ardhshme zyrtare.
Për Shqipërinë, sfida ndaj Marokut shërbeu për të testuar disa nga lojtarët, ndërsa të hënën e ardhshme më 5 gusht, futbollistët kuqezi do të jenë përballë Maqedonisë.
Kjo ndeshje do t’i japë startin edhe aventurës për në Botërorin e Rusisë të vitit 2018.