Shqipëri, policia i ndalon 35 mjete lundruese nga Ksamili në Koman

Prishtinë | 25 Gus 2024 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Policia e Shtetit bën të ditur se 35 mjete lundruese, gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman, janë bllokuar 35 mjete lundruese.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo u bë në kuadër të operacionit “Sigura Detare”.

“Mjetet e bllokuara: 20 jet ski, 8 skafe, 5 gomone dhe 2 varka metalike. 26 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë. 6 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin. 1 mjet lundrues është bllokuar në Velipojë dhe 2 varka metalike me motor uji për lundrim janë bllokuar në Koman”, thuhet në njoftim.

“9 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative prej 100,000 lekësh të rinj”.

Drejtuesit e 26 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative prej 10,000 lekësh për mungesë dokumentacioni.

Të ngjashme