Shqipëri, rinis punën transporti interurban, Tirana ende në pikëpyetje

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Pas më shumë 3 muajsh të mbyllur për shkak të pandemisë Covid-19, sot do të rinisë punë transporti publik interurban në Shqipëri.

Sipas protokolleve të sigurisë të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë, ky sektor do të punojë me 70% të kapacitetit, dhe do të respektojë masat shëndetësore.

Pavarësisht dritës jeshile nga ana e autoriteteve, shoqatat e transportit janë të përçara.

Shoqatat në disa qytete kanë reguar pozitivisht, duke shprehur menjëherë gatishmërinë për të rifilluar punën.

Autobusët nga Shkodra, Vlora dhe Korça do të nisen drejt Tiranës dhe qyteteve të tjera.

Ndërsa në Tiranë zbatimi i protokollit të sigurisë po bëhet pengesë për rifillimin normal të transportit.

Shoqatat e këtij sektori në Tiranë janë gati të rishikojnë kërkesat e tyre nëse protokolli ndryshon, në të kundërt ata kanë deklaruar se nuk e rinisin aktivitetin./Ora News.tv/

Të ngjashme