Euro 2024 është treguesi me i mirë së shqiptaret kudo ku ndodhen janë një dhe luftojnë për të treguar botës së ata janë Brazili i Ballkanit në Evrope. Në Kosovë me hapjen e Universiteteve publike pa kritere si dhe mediave private pa asnjë kriter etike. Shtetin me te ri të Evropës ky kampionat e ka gjete pa asnjë media dhe gazetar professional qe mund të raportoje nga ngjarja me e madhe sportive e vitit.
Debate të tipit Big Brother i maltretojnë secilën natë mjera teleshikues të cilët në munges të një mediumi publik janë të detyruar të dëgjojnë keta ” Analiste” të cilët vështire qe i dine dimensionet e një fushe të futbollit.
Tifozët ne Gjermani kane treguar mbetjeve te regjimit të vjetër se Shqiptaret jane një dhe të gjithë ata qe kanë probleme me identitet te vetin duhet të përcaktohen se cilës etni i përkasin !
Ndërsa për takimin e nesërm mos të brengosen fare sepse pavarësisht se cili është formacioni i Spanjës , fitorja është e Shqipërisë sepse me fitore të Kuq e zinjve, Ialia ose Kroacia do të përfundonin rrugëtimin e mëtejme!
Forma e Shqipërisë dhe loja kolektive kanë treguar se kane potencial të mposhtin secilin kombëtarë. Kjo e dëshmoj me golin me të shpejte në këtë Kampionat Evropian.
Shqipëria në raundin e ri pas fitores me Spanjën do të takohet me Zvicrën në rast që Kroatet e mundin Ialinë. Por kundërshtari me i mundshëm është dhe Belgjika e cila mund të marr kryesimin e grupit E .
Ne besojmë, ne mundemi dhe ne do të fitojmë!
Përjetësisht me ty Shqipni