602 persona në Shqipëri janë infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit. Autoritetet mjekësore kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe për shkak të Coronavirusit kanë vdekur tetë persona.
564 pacientë janë shëruar ndërsa janë kryer 2 mijë e 241 testime.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se rastet më të shumta të infektimit janë në Tiranë, Gjirokastër, Lushnje, Fier e të tjera. Aktualisht, Shqipëria regjistron 28 mijë e 432 infektime, 631 të vdekur dhe 13 mijë e 453 të shëruar.