Shqipëria ka rritur shitjet në Kosovë në 326 milion euro në vitin 2023 nga 255 milion vitin e kaluar. Kosova shitje në Shqipëri 113 milion gjatë 2023 nga 112 vitin e kaluar. Thujase të gjithë në Kosovë ju gëzuan lajmit që po rritet tregtia me Shqipërinë. Mesiguri që është mirë shumë, po integrohet tregu… por Edi Rama e ka mposhtur qeverinë e Albin Kurtit 3:1 gjatë 2023.
Por askush nuk e përmenti binacin që e kemi këtu. Shqipëria 3x më shumë po shet mallra tek ne sesa Kosova. Rrjedhimisht 3x po fiton më shumë nga kjo tregti. Shqipëria ka rritje 27.8% për një vit, e Kosova vetëm 1.71%. Kështu duhemi me i shiqu gjërat! Duhet me shiqu interesin tonë, e jo vetëm me u gëzuar si injorantë që nuk e shofin interesin e tyre.
Ne duhemi me këtë frymë me i shiqu gjërat, pamvarsisht që është Shqipëria në pyetje. Me të gjitha vendet duhet kështu me i shiqu, se ndryshe kurrë nuk anulohet humbja rreth -5miliardë euro në vit që e kemi. Me Shqipërinë kemi vetëm 213.5 milion humbje në vit, por është një rast i mirë me analizu gjendjen. Gjithashtu ndoshta edhe rreth 500 milion tjera në turizëm. Bilanci jonë me Shqipërinë mundet me qenë ndoshta 8:2 (jo 3-1). Me shiqu dhe me mësu si me balancu dhe si me rritë interesin tonë.
Askush në botë nuk është aq zemërgjërë saqë me u gëzu edhe kur humbas. Ne Shqipëri nuk ka patriotizëm, atje bizneset duken janë të orientuar kah biznesi e jo patriotizmi dhe dëshirojnë me kry punën, me fitu. Edhe ne në Kosovë duhemi me u bë më praktik dhe me shiqu interesin tonë. Shqipëria ishte vetëm një shembull, e me të gjithë duhemi ashtu me u sillë.
Gjithashtu edhe kualiteti i tregtisë apo shitje-blerjeve duhet me u shiqu dhe analizu. Shipëria po eksporton në Kosovë produkte të gatshme, ndërsa Kosova më shumë lëndë të para. Edhe kjo tregon për tregtinë tonë. Ne po shefim lëndë të parë e po marrim produkte finale (çeliku psh). Vetëm disa ‘oligarkë’ që gabimisht i quan qeveria e shpëtojnë fytyrën e Kosovës duke shitur produkte finale sikurse birrat dhe pijet.
Kemi shumë për të mësuar dhe përmirësuar ekonominë dhe tregtinë me Shqipërinë dhe vendet tjera. Mos të sillemi si naiv dhe të gëzohemi që është rritur tregtia pa e shiquar kualitetin e rritjes. Biznesi është interes, mbi të gjitha…edhe Kosova i ka intereset e saja.