Shqipëria bie në Ligën C

Prishtinë | 19 Nën 2024 | 23:27 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria zyrtarisht ka rënë një kategori mëposhtë në garat e Ligës së Kombeve, nga Liga B në C.

Kjo pas humbjes prej 1:2 sonte në “Air Albania” ndaj Ukrainës.

Mysafirët shënuan shpejt dy gola, e atë për 10 minuta.

Zinchenko në minutën e pestë dhe Yaremchuk në të 10-tën ishin golashënuesit e Ukrainës sonte.

Derisa, vendasit krejt çka arritën të bënin është ngushtimi i epërsisë, përmes Nedim Bajramit.

Bajrami realizoi nga penalltia minutin e 75-të.

“Kuqezinjtë” shpresuan që sonte me një fitore të kishin mundësinë të vazhdonin tutje në Ligën A, por pësuan një humbje shokuese.

Skuadra e Sylvinhos, nga edicioni i sivjetmë i Ligës së Kombeve, përfundoi në vendin e fundit të grupit të 1-të të Ligës B të Kombeve.

Kombëtarja shqiptare, arriti t’i grumbullojë shtatë pikë duke i bërë dy fitore, një barazim dhe tre humbje nga gjashtë takimet e zhvilluara.

Të ngjashme