Shqipëria blen dronë luftarakë ‘Bayraktar’ nga Turqia

Prishtinë | 20 Dhj 2022 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria ka firmosur marrëveshjen për blerjen e flotës së dronëve “Bayraktar” nga Turqia.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili në një deklaratë për media tha se dronët e blerë nga Turqia janë teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile, në funksion të sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit, të emergjencave civile, mbrojtjes së territorit dhe mbledhjes së informacioneve gjeo-hapësinore.

Të ngjashme