Shqipëria dhe Serbia me oferta të përbashkëta turistike

Prishtinë | 16 Maj 2018 | 08:15 | Nga

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi, dhe homologu i tij i Serbisë, Rasim Lajiç, kanë firmosur në Beograd marrëveshje bashkëpunimi, për oferta të përbashkëta turistike, shkruan sot Koha Ditore.

Ky bashkëpunim ngrihet në nivelin qeveritar, ndonëse vizitat në vendet respektive të turistëve nga Shqipëria dhe Serbia janë të pakët në numër aq sa nuk hyjnë në statistika.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi, ka thënë se ideja është që kjo të mos ngelet vetëm një nismë në mes të dyja vendeve, por Ballkani si tërësi është i paeksploruar për miliona njerëz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme