Shqipëria e fundit sipas “Reporterëve pa kufij”, Rama: Do të mbrojmë lirinë e informacionit

Prishtinë | 03 Maj 2024 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Me publikimin e indeksit të “Reporterëve pa kufij”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se është i shqetësuar për faktin se vendi radhitet i fundit në këtë indeks, e se liria e medias është nën kërcënim globalisht.

Rama ka thënë se qeveria shqiptare është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në përballjen e kësaj tendence, njofton Klankosova.tv.

“Çështja e lirisë së informacionit është një nga më të rëndësishmet sot dhe dua të falënderoj Reporterët pa Kufij për raportin e tyre depërtues. Ne do ta analizojmë atë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët përkatëse dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve”.

Ne jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim globalisht. Qeveria shqiptare është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në përballjen e kësaj tendence”, shkroi Rama në “X”.

Të ngjashme