Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë njoftoi sot mbylljen e raundit të tretë të bisedimeve për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë.
“U mbyll dje më 22 qershor 2018, në Athinë raundi i tretë i bisedimeve për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë. Takimi ishte konstruktiv dhe u zhvillua në një klimë pozitive, miqësore dhe bashkëpunuese”, thuhet në deklaratën për shtyp, përcjell atsh.
MEPJ thekson se “grupet negociatore do të vazhdojnë të punojnë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe në interes të të dyja palëve.”