Sulmuesi i njohur shqiptar, Ferhan Hasani është ndër më të mirët në Maqedoni.
Anëtari i skuadrës shqiptare Shkëndija e Tetovës është pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Maqedonisë.
Kësisoj Hasani do të jetë i grumbulluar për ndeshjen ndaj Shqipërisë që do të zhvillohet më 5 shtator.
Vetë futbollisti ka dhënë një deklaratë tejet të madhe para kësaj sfide, duke thënë se futbollistët nuk janë fajtor që shqiptarët janë të ndarë.
“Do të jetë shumë e vështirë të luajmë ndaj Shqipërisë, por ne futbollistët nuk jemi fajtorë që shqiptarët janë të ndarë”.
“Shqipëria ka një skuadër të mirë dhe është favorite përballë nesh”, deklaroi Ferhan Hasani.