Shqipëria ka triumfuar me rezultatin 2:0 në udhëtim ndaj Qipros, në ndeshjen eliminatoreve për Euro 2021 në futboll të femrave.
Megi Doçi realizoi golin e parë nga penalltia në minutën e 32-të, ndërsa Zylfie Bajramaj (65’) shënoi golin e dytë.
Shqipëria pas pesë ndeshjeve në Grupin E ka tri pikë dhe zë vendin e katërt. Qipro në vend të fundit nuk ka pikë.