Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka vendosur të japë një ndihmë financiare në shumën 100 000 euro, për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga zjarret masive të korrikut në Greqi.
Fondi i kalon buxhetit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në programin buxhetor “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, për ta përdorur si ndihmë financiare për lehtësimin e pasojave të dëmeve në Greqi.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati nëpërmjet një postimi në “Facebook”, shprehet se, “ndihma prej 100 mijë euro e qeverisë shqiptare për Greqinë është një shumë modeste, si kontribut për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga zjarret në Athinë”.